RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia do të eksportojë makinën e saj elektrike indigjene nga viti 2025 – VIDEO

erdogan:-turqia-do-te-eksportoje-makinen-e-saj-elektrike-indigjene-nga-viti-2025-–-video

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se Turqia nga viti 2025 do të eksportojë makinën e saj elektrike indigjene TOGG, raporton Anadolu.

“Nga viti 2025, ne do të eksportojmë makinën TOGG dhe do t’ia shesim atë botës”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e themelimit të fabrikës së zhvillimit dhe prodhimit të baterive SIRO në provincën industriale veriperëndimore Bursa.

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia synon që deri në vitin 2030 të prodhojë 1 milion makine TOGG.

“Me makinat tona vendase dhe kombëtare që kanë dal në rrugë, vendi ynë zotëron një makinë dhe markë që mund të konkurrojë me më të mirat në botë”, tha Erdoğan, duke shtuar se vendet vëllazërore po ashtu kërkuan makinën TOGG nga Turqia.

Në fillim të muajin prill, makina TOGG doli në rrugë pas dorëzimit ceremonial të saj te presidenti Erdoğan, i cili tha se makine TOGG ka arritur nivelin si një simbol i përparimit teknologjik, zhvillimit ekonomik dhe reputacionit global të Turqisë.

Lidhur me fabrikën e re të baterive në rrethin Gemlik, Erdoğan tha se do të nisë prodhimin e parë në vitin 2024.

“Nga viti 2026, kjo godinë do të bëhet një qendër e integruar që prodhon module dhe paketa baterish me nikel të lartë, përfshirë elemente të baterive”, tha presidenti turk, duke theksuar se ky investim do ta bëjë Turqinë një “aktor të fuqishëm” në teknologjinë e baterive.

“Ne e vendosëm zemrën tonë në këtë udhëtim për ta bërë Turqinë qendër të prodhimit të Evropës në teknologjinë e karikimit dhe baterive, së bashku me automjetet elektrike”, theksoi ai.

Related posts

Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

admin

G7 synon të përdorë paratë e ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës “së shkatërruar”

admin

Protestuesit e Konventës Demokratike i bëjnë thirrje Harris-it: Jo votë pa një em’bargo ar’mësh ndaj Iz’raelit.

rezart morina