RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Roja bregdetare e Tunizisë kthen 372 emigrantë

roja-bregdetare-e-tunizise-kthen-372-emigrante

Një operacion i rojës bregdetare tuniziane në brigjet e qytetit port Sfax, 250 km në jug të kryeqytetit Tunizi, kapi 372 emigrantë që përpiqeshin të largoheshin nga brigjet e vendit të Afrikës Veriore me varka të vogla dhe të papërshtatshme për det.

Roja bregdetare përdori skafe për t’i kapur mjetet lundruese me emigrantë, shumë prej të cilave ishin të mbingarkuara dhe rrezikoheshin të përmbyten qoftë edhe nga një dallgë e vogël.

Emigrantët u thanë gazetarëve se kishin shpresuar se anija e tyre do t’i transportonte në ujërat ndërkombëtare nga ku mund të shpëtoheshin dhe të dërgoheshin në Evropë.

Në përpjekje për udhëtimin në det ishin emigrantë nga larg e gjerë, më shumë nga Bangladeshi dhe Siria, por shumica në këtë rast ishin nga Afrika Perëndimore Sub-Sahariane. /koha

Related posts

“Të premten nis bllokada!”/ Serbët e Veriut: Hapni institucionet e bllokuara! Do të na ndihmojnë nga Beogradi, Mali i Zi dhe…

admin

Një 35-vjeçar vdes në aksidentin e rëndë në Çagllavicë

admin

OKB: Arsimi në mbarë botën është në krizë të thellë

admin