RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtarët e FSK-së do të mund të blejnë artikuj me zbritje në dyqane të caktuara

ushtaret-e-fsk-se-do-te-mund-te-blejne-artikuj-me-zbritje-ne-dyqane-te-caktuara

Ushtarakët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, nga tani do të mund të blejnë më lirë artikuj të ndryshëm në dyqane të caktuara.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrotjes.

Sipas njoftimit të MB-së, kompanitë e caktuara do të vendosin stikersa në objektet e tyre, me të cilat do të tregojë se ofrohet zbritje për ushtarët FSK-së.

“Të nderuar ushtarakë, kudo që shihni këtë simbol do të thotë se kompania në fjalë ofron zbritje në artikuj dhe shërbime për ushtarakët. Faleminderit për shërbimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, më herët ka pasur marrëveshje për lehtësimin e shërbimeve për ushtarët e FSK-së, brenda Kosovës dhe në Shqipëri.

Sëfundi, në mars të këtij viti, Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me qëllim ofrimin e lehtësirave për ushtarakët e Forcës së sigurisë së Kosovës.

Mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre nga 15-25%.

Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me qëllim ofrimin e lehtësirave për ushtarakët e Forcës së sigurisë së Kosovës.

Mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre nga 15-25%.

Related posts

Kosova shpall sot 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjeno’cidin në Srebrenicë

Muhamet Ramadani

Belgjikë, furrat detyrohen të mbyllen për shkak të krizës energjetike

admin

Deklaratë e Bashkimit Evropian për takimin e 14 shtatorit dhe dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani