RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritet numri i përfituesve të pensioneve për veteranë

rritet-numri-i-perfituesve-te-pensioneve-per-veterane

Në tremujorin e parë të këtij viti ështët rritur numri i përfituesve nga skemat e pensioneve për veteranët e luftës. Në muajin mars të këtij viti përfituan pensione 36 mijë e 826 veteranë të UÇK-së ose 59 më shumë se në janar të këtij viti.

Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se në janar kishin përfituar 36 mijë e 767 veteranë, dhe në shkurt 36 mijë e 821.

Sipas skemës së pensioneve për veteranët e luftës nëpër komuna të Kosovës, numri më i madh është nga Deçani me 4.051, pastaj Peja me 3.675, Gjakova me 3.360, Prishtina me 2.731, Skenderaj me 2.616, Prizreni me 2.074 dhe Podujeva me 1.984.

Nga buxheti i shtetit, çdo muaj paguhen rreth 6 milionë 260 mijë euro për këtë kategori të skemës pensionale, shkruan KP.

Ndërkohë, krahasuar me dy vitet e kaluara, ka një rënie të numrit të përfituesve nga kjo kategori, ku kishte arrit numri mbi 38 mijë.

Sipas raportit të fundit të ASK-së, sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 88 familje.

Related posts

Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

Muhamet Ramadani

Iz’raeli shpall qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar “zonë ush’tarake” pas su’lmit vd’ekjeprurës në Jaffa

admin

Sot 18 vite shtet/ “Drejtësi, jo politikë”, protestë pro UÇK-së në Kosovë. Politika shqiptare bëhet bashkë

admin