RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, flasin pas certifikimit të rezultateve

kryetaret-e-komunave-nga-veriu-i-kosoves,-flasin-pas-certifikimit-te-rezultateve

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok nga ku u zgjodhën katër kryetar shqiptarë u mbajtën të qeta dhe pa incidente, përkundër numrit të vogël të qytetarëve që dolën në votime.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga PDK-ja, në Komunën e Zveçanit fitues është Ilir Peci nga PDK-ja, ndërsa në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga LVV-ja.

Kryetari i ri nga Komuna e Zveçanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Peci, i cili doli me më shumë vota se sa kandidatët tjerë garues ka zhvilluar një bisedë të shkurtër për Telegrafin.

Ai tha se u ndje mirë pas lajmit për fitore dhe presin që të vazhdojnë hapat e mëtejmë.

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci
“A do të jemi në objektin e Komunës në Zveçan apo diku tjetër, kjo besoj që varet nga Qeveria e Kosovës. Nëse qeveria na jep udhëzim që të duhet të jemi në objektin e Komunës së Zveçanit, atëherë në rregull. Kudo që ta kemi objektin ne do të vendosim flamurin e Republikës së Kosovës”, tha ai duke i bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Zveçanit që të kenë një bashkëpunim të mirë mes tyre.

Edhe kryetari tjetër i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të Komunës së Leposaviqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Lulzim Hetemi tha se si fillim kur ta marr postin do të formojë asamblenë komunale.

Kryetari i ri në Komunë të Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ai theksoi se do të bashkëpunoj dhe me qytetarët e komunitetit serb.

Hetemi tha se ata mendojnë të vendosën në objektin ekzistues të Komunës në Leposaviq, dhe siç tha ai flamurin e Serbisë do ta zëvendësojnë menjëherë me atë të Republikës së Kosovës.

“Duhet të formohet asambleja, duhet të bashkëpunojmë dhe me qytetarët e komuniteti serb dhe duhet të bisedojmë me qeverinë se ku duhet të vendosemi. Por objekti është komuna dhe nëse nuk vendosemi në objekt atëherë pse janë bërë zgjedhjet. Sigurisht që do ta zëvendësoj flamurin e Serbisë me atë të Republikës së Kosovës. Do të punojmë në infastrukturë, në punësim, ka shumë rini të papunë nga të gjithë komunitetet. Por duhet ta luftojmë dhe korrupsionin, pasi e dimë se si ka funksionuar deri më sot, edhe krimin e organizuar do ta luftojmë, do të vendosim rend dhe ligj”, tha Hetemi.

Ai tha se para se të mbahen zgjedhjet kanë zhvilluar dy takime me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin ku kanë marrë mbështetje dhe premtime.

“Me kryeministrin Kurti kemi pasur dy takime para zgjedhjeve, na ka dhënë mbështetje, premtime dhe tash duhet të ecim përpara. Kryesore ka qenë që ta shtrijmë pushtetin edhe në veri, ta bëjmë legjitime këtë pjesë”, ka thënë Hetemi.

Për Telegrafin foli edhe kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri i cili tha se do të ishte më se i kënaqur nëse në kabinetin e tij do të kishte profesionist edhe nga komuniteti serbë.

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

“Në ditën e zgjedhjeve për mu ishte e rëndësishme që mos të ketë incidente dhe gjithçka të shkoi mirë. Dhe ashtu shkoi. Fillimisht do të operojmë në disa zyre, ku unë dhe punoj në komunë të Zubin Potokut, në këtë trevën ku unë jetoj në Çabër…do të kemi zyrë të përshtatshme për të operuar fillimisht. Për mu me rëndësi është që ta konsolidojmë një kabinet efikas dhe të mirë dhe nuk është me rëndësi objekti. Do të isha më se i kënaqur nëse në kabinetin tim do të kisha dhe profesionist serbë”, ka thënë ai duke shtuar se “E vetmja gjë që na bashkon është ligjshmëria”.

Zeqiri po ashtu theksoi se: “Komuniteti serbë janë shumicë këtu, dhe ne jemi të hapur për të gjitha komunitetet. Të gjithë duhet të marrin pjesë në proceset për zhvillim të vendit ashtu siç iu takon”.

Ndërkaq, Telegrafi u mundua që të kontaktoj edhe me kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), mirëpo i njëjti nuk iu përgjigj telefonatave.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.

Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët konsideruan që zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe se serbët duke kthyer urgjent në institucionet kosovare.

Related posts

Izrael: Rekrutet femra do të ndalohen të shërbejnë si roje burgu

rezart morina

Palestinezët flasin pas sulmit izraelit në Jenin: Menduan se po shpërthente lufta

admin

Covid19/ Kosova e mbyll gjendjen e emergjencës shëndetësore

rezart morina