RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia vazhdon trajnimin e ushtarëve bjellorusë për sistemin raketor “Iskander”

rusia-vazhdon-trajnimin-e-ushtareve-bjelloruse-per-sistemin-raketor-“iskander”

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se vazhdon trajnimi i ushtarëve bjellorusë lidhur me sistemin raketor me precizitet të lartë “Iskander-M”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se në një poligon të Zonës Ushtarake Jugore të Rusisë, ushtarët bjellorusë po trajnohen për përdorimin e sistemeve raketore me precizitet të lartë “Iskander-M”.

Po ashtu në deklaratë thuhet se po zhvillohen aftësitë për vendosjen e sistemit raketor dhe lëshimin e raketave.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu në një deklaratë më 4 prill vuri në dukje se Forcave të Armatosura të Bjellorusisë u janë dorëzuar sistemet raketore me precizitet të lartë “Iskander-M”. “Ky sistem mund të përdorë edhe raketa me përmbajtje bërthamore. Më 3 prill në një poligon rus ka filluar trajnimi për njësitë bjelloruse lidhur me përdorimin e këtij sistemi”, tha Shoygu.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi se në Bjellorusi do të vendosin armë taktike bërthamore. Ai theksoi se sistemet e raketave me precizitet të lartë “Iskander” që i kishin dorëzuar më parë Bjellorusisë, do të pajisen me armën në fjalë.

Related posts

Shefi i OBSH-së: Përgjigja e Izraelit duket gjithnjë e më shumë e pajustifikueshme

Muhamet Ramadani

Guterres: Të thyejmë varësinë tonë ndaj plastikës

Muhamet Ramadani

Ambasadori gjerman: Pas 18 muaj bojkot, kjo s’është politikë konstruktive. Lista Srpska t’i llogarisë pasojat

admin