RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia përgënjeshtron pretendimet për shëndetin e presidentit Erdoğan

turqia-pergenjeshtron-pretendimet-per-shendetin-e-presidentit-erdogan

Turqia mohoi pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën e së mërkurës.

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

admin

“Lufta me Kinën nuk është as e afërt dhe as e pashmangshme”- Sekretari i Mbrojtjes në SHBA paralajmëron: Për të shmangur përllogaritjet e gabuara dhe keqkuptimet…

admin

Netanyahu u kërkon “liderëve të botës së lirë” të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin