RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

8-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-24-oret-e-fundit

Ish bashkëshorti e kërcënon edhe nga burgu, dhunë fizike, psikike e kanosje – 8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Ish bashkëshorti e kërcënon edhe nga burgu, dhunë fizike, psikike e kanosje – 8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës të raportuara në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor, në shumicën e rasteve gratë janë sulmuar, kanosur nga bashkëshortët, ndërkaq ka raste të dhunës edhe mes meshkujve në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Malishevë e Mitrovicë.

Prishtinë 26.04.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 26.04.2023, 23:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë 26.04.2023, 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.

Gjilan 26.04.2023, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 25.04.2023 – 23:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.

Prizren 26.04.2023, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 26.04.2023, 09:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 26.04.2023, 20:07.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Related posts

Iraku do të dërgojë 10 milionë litra karburant në Gaza

admin

Iz’raeli thotë se goditi portin Hodeidah të Jemenit në përgjigje të su’lmeve të Houthi-ve

Muhamet Ramadani

Altun: Turqia është bërë lider i lëvizjes “Zero Waste”

admin