RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenti i Kroacisë: Kosova është një realitet, në të ardhmen do njihet nga gjithë vendet e BE

presidenti-i-kroacise:-kosova-eshte-nje-realitet,-ne-te-ardhmen-do-njihet-nga-gjithe-vendet-e-be

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.

Begaj ndodhet në një vizitë tre ditore në Kroaci me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.

Gjatë fjalës së tij presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, u shpreh se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë, dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Europian.

Milanoviç shtoi më tej se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.

“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen.

Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet. Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Europës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE. Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.

Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Europë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë.

Related posts

“S’po hapin arkivat”, Osmani: Serbia po shkel marrëveshjen për të zhdukurit

admin

Türkiye dhuron karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut

admin

Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine

admin