RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: SHBA-ja po punon për zgjatjen e armëpushimit në Sudan

blinken:-shba-ja-po-punon-per-zgjatjen-e-armepushimit-ne-sudan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me gjeneralët ndërluftues të Sudanit për ta zgjatur armëpushimin para se të skadojë

Blinken tha se ai priste të zbulonte më shumë detaje “gjatë orëve në vijim” mbi situatën në Sudan, ku ushtria ka rinisur sulmet ajrore ndaj paraushtarakëve rivalë në kryeqytetin Khartoum edhe para skadimit të armëpushimit në mesnatë.

“Ne jemi duke punuar shumë, në mënyrë aktive, për ta zgjatur armëpushimin”, u tha Blinken gazetarëve.

“Ne kemi pasur një armëpushim 72 orësh, i cili si, shumica e armëpushimeve, nuk është i përsosur, por megjithatë e ka reduktuar dhunën. Dhe padyshim ka krijuar kushte disi më të mira për njerëzit në Sudan”, tha ai.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punonin gjithashtu për ta lehtësuar largimin e të huajve nga Sudani. /euronews

Related posts

Policia jep detaje për aksidentin në Çagllavicë ku vdiq 35-vjeçari

admin

ShSKUK: 17 persona kërkuan ndihmë mjekësore, një ndërroi jetë në mjekimin intensiv

rezart morina

Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si panoramë e të gjitha betejave

rezart morina