RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Togeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA

togeri-i-fsk-se-merr-cmimin-honor-graduate-ne-shba

Togeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Ylli Dalladaku ka përfunduar me rezultate të larta kursin bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate.

Me rezultatet e arritura, ai u bë pjesë e Commandant’s List, përcjell teve1.info

“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës. Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së.

Related posts

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

admin

Turqia do të përkujtojë me program të veçantë në Ankara 10-vjetorin e përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut

Kushtrim Guraj

“Steel Dome” i Turqisë po zhvillohet për të përmbushur të gjitha nevojat e mbrojtjes ajrore

Hevzi