RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-gjyqtari i akuzuar për ryshfet dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

ish-gjyqtari-i-akuzuar-per-ryshfet-denohet-me-dy-vjet-e-gjysme-burgim

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim ish-gjyqtari Sali Berisha i cili akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje. Atij i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ku i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe shtetërore për tri vjetët e ardhshme.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Berisha është dënuar edhe me gjobë prej 4 mijë eurosh për “marrje ryshfeti” dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Dënimin unik me gjobë prej 5 mije eurove duhet ta paguajë në afat prej 1 muaji pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në seancën e fundit e mbajtur më 24 prill, Prokuroria Speciale kishte kërkuar dënimin e ish- gjyqtarit Berisha, ndërsa mbrojta lirimin e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.

Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit. /BetimipërDrejtësi

Related posts

“Perëndimi po ecën buzë humnerës”- Rusia paralajmëron se lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës

admin

Iz’raeli për 1 vit ka ma’sakruar jo vetëm pa’lestinezët, por edhe mjedisin

rezart morina

U raportua se u gjet më pas u mohua! Kontradikta për helikopterin e presidentit iranian që u rrëzua. Mister fati i tij dhe ministrit të jashtëm  

admin