RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

210 emigrantë të vdekur nxirren nga deti për 10 ditë në Tunizi – VIDEO

210-emigrante-te-vdekur-nxirren-nga-deti-per-10-dite-ne-tunizi-–-video

Roja Bregdetare Tuniziane tërhoqi trupat e 41 emigrantëve nga deti, njoftoi të premten Garda Kombëtare, duke e çuar numrin e viktimave nga mbytja me anije pranë vendit afrikano-verior në 210 në dhjetë ditë, shkruan DailyMail.

Trupat u gjetën në një gjendje të dekompozuar, duke treguar se ata kishin qenë në ujë për disa ditë. Një numër i tillë i viktimave në një periudhë kaq të shkurtër kohore është i paprecedentë, kanë theksuar autoritetet tuniziane.

Nisja e anijeve nga Tunizia drejt Italisë po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, pjesërisht për shkak se autoritetet e Libisë fqinje po pengojnë më me forcë nisjet nga brigjet e tyre. Shumica e emigrantëve vijnë nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Sudani.

Tunizia po e ka të vështirë të përballet me këtë situatë dhe një pjesë e morgjeve u ka mbetur pa hapësira për viktimat. /koha

Related posts

Donald Trump vazhdon fushatën në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan! Ish-presidenti pritet të njoftojë…

admin

Departamenti amerikan i Shtetit miraton shitjen e avionëve F-16 Turqisë, njofton zyrtarisht Kongresin

Muhamet Ramadani

Turqia dhe Katari përsërisin dënimin e provokimeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa

admin