RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gruri ukrainas në BE, arrihet në parim marrëveshja me pesë shtete

gruri-ukrainas-ne-be,-arrihet-ne-parim-marreveshja-me-pese-shtete

Pesë vende të BE-së kanë arritur një marrëveshje në parim me Komisionin Evropian për të rifilluar tranzitin e grurit ukrainas pas disa ditësh negociatash.

Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kanë kufizuar kohët e fundit importet e grurit nga Ukraina.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis shkroi në Twitter se ekzekutivi i BE-së kishte arritur “një marrëveshje në parim” me vendet “për të adresuar shqetësimet e fermerëve në vendet fqinje të BE-së dhe Ukrainës”.

Marrëveshja përfshin një tërheqje të masave të njëanshme, “masa të jashtëzakonshme mbrojtëse” për grurin, misrin, farat e rapit dhe luledielli dhe një paketë mbështetëse prej 100 milionë euro për fermerët e prekur. /abcnews

Related posts

Gjermani, varfëria arrin nivelin më të lartë që nga viti 1990

admin

Hong Kong: Vihet nën kontroll zjarri masiv në kompleksin e banimit, 65 të vdekur dhe 280 ende të zhdukur

Muhamet Ramadani

Greqia thotë se abstenoi në KiE për shkak të premtimit të Serbisë për mosbllokim të Kosovës

Muhamet Ramadani