RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-deklarohet për hapjen Urës së Ibrit: Kjo çështje të zgjidhet me dialog

kfor-deklarohet-per-hapjen-ures-se-ibrit:-kjo-ceshtje-te-zgjidhet-me-dialog

KFOR-i është deklaruar në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim, duke thënë se kjo çështje duhet zgjidhur përmes dialogut politik.

“Rihapja e urës së Austerlitz-it është një çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut politik”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Tutje, KFOR-i tregoi se po vazhdojnë të monitorojnë të gjitha zhvillimet lokale dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e Rezolutës 1244.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të parrezikshëm dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klan Kosova.

KFOR-i gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE të mund të ecin përpara.

Related posts

Përkeqësohen marrëdhëniet me Rusinë, Armenia fillon stërvitjen ushtarake me SHBA

admin

Blinken: E gjithë popullata në Gaza përballet me pasiguri serioze ushqimore

admin

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës

admin