RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit do të takohen me atë të regjimit sirian

ministrat-e-jashtem-te-jordanise,-arabise-saudite,-irakut-dhe-egjiptit-do-te-takohen-me-ate-te-regjimit-sirian

Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit do të takohen nesër në Aman me ministrin e Punëve të Jashtme të regjimit sirian të Bashar Al-Asadit, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se do të jetë mikpritëse e bisedimeve midis krerëve të diplomacive të katër vendeve arabe me ministrin e regjimit sirian Faisal Mekdad.

Theksohet se takimi është vazhdimësi e takimit konsultativ të vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, në të cilin përfaqësuesit e Jordanisë, Irakut dhe Egjiptit u takuan në Xhide më 14 prill të këtij viti.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëron për “lëvizje terroriste” në kufirin me Irakun

Muhamet Ramadani

Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

Hevzi

Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

admin