RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet nordike zotohen të mbështesin Ukrainën

vendet-nordike-zotohen-te-mbeshtesin-ukrainen

Vendet nordike u zotuan të mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe pranimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, thanë ata të mërkuren në samit.

“Vendet nordike mbeten të palëkundura në angazhimin e tyre për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në një deklaratë në samitin në Helsinki, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda premtuan mbështetje të vazhdueshme politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën në bisedimet diplomatike.

Vendet nordike gjithashtu u zotuan të mbështesin hyrjen e Ukrainës në BE dhe NATO. /atsh

Related posts

Të paktën 39,653 të vr’arë nga Iz’raeli në Ga’za që nga 7 tetori

admin

Numri i të vdekurve arrin në 33,000 nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 324 e lu’ftës

Muhamet Ramadani