RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 në Seul të Koresë së Jugut

kryeministri-kurti-merr-pjese-ne-samitin-e-paqes-2023-ne-seul-te-korese-se-jugut

Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” është titulli i samitit në këtë vit. Kryeministri Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.

Në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Newt Gingrich, Kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.

Kryeministri veçoi dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër. Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik.

Si një prej rajoneve më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë si në aspektin e numrin të popullatës ashtu edhe në fuqisë ekonomike dhe kapaciteteve ushtarake, rajoni indo-pacifik kap vëmendjen të gjithëve. Republika e Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, mbështetë zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë.

Ai shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Taivanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.

Jemi të interesuar dhe të përkushtuar të punojmë në të ardhmen, mbi bazën e respektit reciprok dhe vlerave të përbashkëta, për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Ndërkaq, gjatë pasdites, kryeministri ishte panelist në diskutimin që në fokus kishte Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku pati mundësi që të ndajë me të pranishmit këndvështrimin e tij sa i përket zhvillimeve dhe situatës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Kosova po e bënë më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Prezantoi të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit. Veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Ai tha se në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë. Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë. Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar qw t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njejtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti.

Related posts

Presidenti Erdoğan: Nuk do ta harrojmë kurrë Srebrenicën

admin

Hamasi njofton se ka marrë përgjigje nga Izraeli mbi propozimin e tij për armëpushim

admin

Nis qarkullimi në kufirin e Jarinjës për qytetarët me dokumente të Kosovës, Bërnjaku e Merdarja ende të mbyllura

admin