RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nuk është uji, zbuloni pijen më të mirë për hidratim

nuk-eshte-uji,-zbuloni-pijen-me-te-mire-per-hidratim

Edhe pse uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe në të njëjtën kohë si pija më e mirë për hidratim, shkencëtarët kanë vërtetuar se ende ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji.

Hulumtimi nga Universiteti Skocez i St. Andrews, i cili krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme me hidratimin, arriti në përfundimin se uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas gjetjeve të reja, qumështi është akoma më i mirë.

Sipas Ronald Maughan, profesor në Shkollën Mjekësore St. Andrews dhe autor i studimit, një nga faktorët është sasia e një pije të caktuar. Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.

Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku. Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.

E njëjta gjë mund të thuhet për solucionet e rihidrimit oral që përdoren për trajtimin e diarresë. Ato përmbajnë sasi të vogla sheqeri, si dhe natrium dhe kalium, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në mbajtjen e ujit në trup, raporton CNN Health.

Related posts

5 simptoma të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që mund të shfaqen në fytyrën tuaj

rezart morina

Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

admin

Çfarë duhet të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

admin