RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës

mbi-66-mije-lende-te-pazgjidhura-ne-gjykaten-themelore-te-prishtines

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka thënë se thënë se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykatën që e udhëheq.

Ajo ka thënë se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura, ose mbi 36 mijë, janë nga departamenti civil.

“Sa lëndë kanë mbetur deri më 1 prill 2023, Gjykata Themelore e Prishtinës, pa degë, do të thotë janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje. Prej tyre, 11 e 397 penale të përgjithshme, 110 në Departamentin Special, 1586 në krime të rënda, 553 lëndë në Departament për të Mitur, 36 mijë e 664 dosje në lëmine civile, 7 mijë e 301 dosje në procedurën administrative dhe 6 mijë 720 lëndë në kundërvajtje”, ka thënë Shabani-Rama.

Ajo ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës po përballet me mungesë të gjyqtarëve dhe numër të madh të lëndëve të pranuara.

“Mbetet sfidë numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve”, ka thënë ajo.

Shabani-Rama ka thënë se efikasiteti në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbi 73 për qind sipas standardeve ndërkombëtare. “Është rritur efikasiteti i gjykatës”, ka thënë ajo.

Shabani-Rama ka thënë se gjatë tremujorit të parë kanë publikuar edhe 785 aktgjykime.

Këto të dhëna, Shabani-Rama i ka paraqitur të premten, në prezantimin e raportit tremujor të punës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky prezantim i raportit është organizuar nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama.

Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në bashkëpunim me IKD-në dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL.

Related posts

Ndaloni lu’ftën, thotë organizata Peace Now

RTI

IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

rezart morina

Plagosja e katërfishtë në Lupç, policia konfiskon fishekë dhe dy vetura

RTI