RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ZRRE e dënon me mbi 3 milionë euro KEK-un dhe afër gjysmë milioni KOSTT-in

zrre-e-denon-me-mbi-3-milione-euro-kek-un-dhe-afer-gjysme-milioni-kostt-in

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka vendosur gjobë në vlerën prej 3.2 milion euro për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Vendimi është marrë të premten, në seancën e Bordit të IV-tën me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, ZRRE-ja njofton se janë aprovuar edhe kërkesat për vazhdimin e Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Future Energy Trading and Exchange Dynamics dhe Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes Danske Commodities Kosova, si dhe është miratuar kërkesa për dhënie të Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes Sharrcem.

Reklama

“Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për korrigjimin e vendimeve V_1680_2023 dhe V_1681_2023 lidhur me kontestin e ngritur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO)”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar 15 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat katër vijnë nga ndërmarrjet dhe 11 nga personat fizikë me gjithsej 268 kW.

“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës, Policia hedh gaz lotsjellës

admin

Bullgaria zhvilloi aksion kundër kontrabandistëve të emigrantëve

admin

Rikonstituohet Bordi i RTK-së, Besnik Boletini rizgjedhet si kryetar

admin