RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH heq emergjencën shëndetësore të koronavirusit

obsh-heq-emergjencen-shendetesore-te-koronavirusit

Pandemia globale e koronavirusit nuk konsiderohet më një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi sot në Gjenevë heqjen e nivelit më të lartë të alarmit, që vendoset në rast kërcënimi, i cili ka më shumë se tre vjet.

“Pandemia ka ndjekur një tendencë në rënie gjatë vitit të kaluar, duke iu referuar rritjes së imunitetit përmes vaksinimit dhe infeksionit”, tha Tedros.

Njoftimi nuk ka ndikim konkret sepse secili vend vendos vetë se cilat masa mbrojtëse do të marrë.

“Koronavirusi nuk është mposhtur, Ai vazhdon të qarkullojë në botë, është i rrezikshëm dhe ende mund të zhvillojë variante të rrezikshme në çdo kohë”, theksoi Tedros.

Sidoqoftë, OBSH-ja po ndjek rekomandimin e një komiteti të pavarur ekspertësh, sipas të cilit bota ka mjete të mira për të mbrojtur njerëzit nga virusi.

Përveç vaksinave dhe ilaçeve, këto përfshijnë masa mbrojtëse si mbajtja e maskave ose ruajtja e distancës në hapësirat e brendshme të mbipopulluara. /atsh

Related posts

Bashkësia Islame e Austris vizitë në Ballkanin jugor

rezart morina

Mbytet me thikë një person në Fushë Kosovë

rezart morina

Protestat në universitete/ Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael

admin