RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani: Në bisedime në SHBA është arritur përparim në projekt-traktatin e paqes me Armeninë

azerbajxhani:-ne-bisedime-ne-shba-eshte-arritur-perparim-ne-projekt-traktatin-e-paqes-me-armenine

Azerbajxhani ka bërë të ditur se në bisedimet me Armeninë në Washington është arritur përparim në disa pikë të një traktati të ardhshëm të paqes midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se megjithatë palët nuk gjetën një bazë të përbashkët për disa çështje kyçe.

“Ministrat dhe anëtarët e delegacionit të tyre shoqërues arritën marrëveshje të ndërsjellë për disa pika të projekt-traktatit dypalësh për paqen dhe vendosjen e marrëdhënieve ndër-shtetërore, por në të njëjtën kohë pranuan se qëndrimet për disa çështje kyçe ende dallojnë”, tha ministria azerbajxhanase.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë ishte nikoqire e shefave të diplomacisë të Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilët u angazhuan në një seancë 4-ditore negociuese që nga e diela.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, në rrjetet sociale përshëndeti “progresin që Armenia dhe Azerbajxhani kanë bërë në bisedime”, duke inkurajuar “vazhdimin e dialogut”.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, i cili në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Baku gjatë një lufte në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshje të paqes të ndërmjetësuar nga Rusia dhe hapi derën e normalizimit.

Related posts

Ministri turk i Drejtësisë, Bozdağ: Kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin

admin

Lufta në Lindjen e Mesme, ish-ministri tregon se sa rrezikohet vendi ynë nga Irani: Informacioni i ambasadës së SHBA për Shqipërinë erdhi nga shërbimet inteligjente

admin

Zyrtarët ushtarakë turq inspektojnë rrënojat e avionit të rrëzuar në Ankara

RTI