RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një avion luftarak amerikan rrëzohet në Korenë e Jugut

nje-avion-luftarak-amerikan-rrezohet-ne-korene-e-jugut

Një avion luftarak amerikan F-16 u rrëzua sot pranë bazës ajrore Osan në Korenë e Jugut, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Piloti u katapultua në mënyrë të sigurt nga avioni dhe nuk raportohen viktima civile, tha agjencia e lajmeve Yonhap.

Rrëzimi ka ndodhur në Pyeongtaek, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Seul.

Asnjë shtëpi nuk ndodhej pranë zonës ku avioni u rrëzua dhe mori flakë, duke e lënë atë kryesisht të shkatërruar, tha agjencia, duke cituar një zyrtar lokal të zjarrfikësve, i cili ka shtuar se nuk është raportuar asnjë dëmtim në strukturat civile.

Më vonë, forcat amerikane në Korenë e Jugut konfirmuan se incidenti ka ndodhur rreth orës 9:45 të mëngjesit me kohën lokale. Ata shtuan se piloti, i cili po merrte pjesë në fluturime rutinë stërvitore, u dërgua në një institucion mjekësor në afërsi pas rrëzimit.

Related posts

Përmbytet burgu, arratisen më shumë se 200 të dënuar! Të tjerët transferohen një strukturë të sigurt

admin

Tajlanda pezullon marrëveshjen e paqes me Kamboxhian pas shpërthimit të ri të minave tokësore

RTI

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

admin