RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

ukraina-dhe-rusia-shkembejne-te-burgosurit

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre pilotë të Forcave Ajrore ruse u liruan si rezultat i një procesi të vështirë negocimi, ndërsa në këmbim 45 ushtarë ukrainas ishin liruar nga robëria ruse.

“Gjithsej u liruan 42 burra dhe tre gra që mbrojtën Mariupolin vjeshtën e kaluar”, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, në Telegram.

Në të kaluarën, numri i rusëve dhe ukrainasve të shkëmbyer ka qenë zakonisht afërsisht i barabartë.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe aktualisht zë 20 të territorit ukrainas, duke përfshirë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Moska e kapi në vitin 2014. /atsh

Related posts

Begaj vlerëson mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Muhamet Ramadani

Në kujtim të Khojaly: Azerbajxhani nderon viktimat ndërsa shikon drejt një Marrëveshjeje Paqeje

admin

Afganistani u godit nga tërmeti i dytë i fortë brenda disa ditësh

Muhamet Ramadani