RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina kritikon ashpër BE-në për sanksionimin e kompanive që furnizojnë Rusinë

kina-kritikon-ashper-be-ne-per-sanksionimin-e-kompanive-qe-furnizojne-rusine

Kina ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian (BE) për sanksionimin e kompanive kineze që bëjnë biznes me Rusinë.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së të mos shkojë në këtë rrugë të gabuar. Përndryshe, Kina do të ndërmarrë veprime të forta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime dhe të ligjshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Wang po i përgjigjej një raporti në gazetën “Financial Times” në lidhje me masat e reja ndëshkuese të BE-së që synojnë ndëshkimin e Rusisë për pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës.

Sipas raportit të “Financial Times”, Komisioni Evropian ka propozuar përfshirjen e masave kundër shtatë kompanive kineze në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së.

Kompanitë dyshohet se kanë furnizuar Rusinë me produkte që mund të përdoren për armët nga ushtria ruse.

Përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë planifikuar të diskutojnë të mërkurën propozimet e sanksioneve në Bruksel.

Blloku planifikon të miratojë paketën e njëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë këtë muaj.

Sipas “Financial Times”, prodhuesi kinez i gjysmëpërçuesve 3HC është ndër kompanitë që mund të shënjestrohet në paketën e sanksioneve.

Kompania dyshohet se ka tentuar të anashkalojë kontrollet e eksportit për të furnizuar pjesë elektronike për industrinë ushtarake dhe të armatimeve të Rusisë.

Kompani të tjera përfshijnë furnizuesin e mikroelektronikës “King Pai Technology”, “Sinno Electronics” dhe “Sigma Technology”, të cilat tashmë janë subjekt i sanksioneve të SHBA-së.

Related posts

Pas El Chapo, në pranga edhe El Mayo! Kush është bosi i fuqishëm i drogës, s’e shpëtuan as maskimet dhe as operacionet plastike! Babai i 7 fëmijëve, nga fermer në lider të kartelit Sinaloa

admin

“Do t’i siguroja votat për presidente, nëse Kurti do më propozonte si kandidaturë”, Osmani: Dekreti i pezulluar nga GJK, u konsultua me juristë

admin

Të përqafuara me njëra-tjetrën, gjenden trupat e pajetë të nënë e bijë në Itali, prej disa ditësh rezultonin të zhdukura

admin