RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 9 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestojne-9-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 9 palestinezë, 7 prej tyre nga e njëjta familje në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite vazhduan sot operacionet e ndalimit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite arrestuan gjithsej 9 palestinezë, 7 prej të cilëve vëllezër, në qytetin e Khalil-it (Hebron) në Bregun Perëndimor.

Arsyeja e ndalimit të personave në fjalë nuk është bërë e ditur.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here ndodhin incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.

Related posts

Dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë, arrestohen disa persona në Taxhikistan

admin

Deklaratat e qeverisë britanike që po shtojnë numrin e turistëve në Shqipëri

admin

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit. A do të merr fund ngërçi politik?

RTI