RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA përsërit mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

shba-perserit-mbeshtetjen-per-anetaresimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-be

Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani në Washington.

“Sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski theksuan mbështetjen e fortë të SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe rëndësinë e anëtarësimit për vendin dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Miller në një deklaratë.

Duke theksuar rëndësinë e kontributit të Blinken-it për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Miller tha se gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i fortë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Sekretari Blinken në një postim në rrjetet sociale shkroi: “Isha i kënaqur që prita kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Washington për të mbështetur anëtarësimin e aleatit tonë, Maqedonisë së Veriut në BE dhe përpjekjet për diversifikimin e energjisë”.

Related posts

Rindërtim i ekonomisë së Ukrainës, pavarësisht bombave! Kostot kapin shifrën e 400 miliardë dollarëve

admin

Nis takimi i Blinken me Osmanin dhe Kurtin

admin

​“Kosova përjetë falënderuese ndaj Shqipërisë”, Kurti pret në takim Begajn

admin