Një seri raketash u lëshuan drejt Izraelit nga Rripi i Gazës i bllokuar, të cilën ushtria izraelite e goditi sërish sot, transmeton Anadolu.
Përveç vendbanimeve hebraike rreth Gazës, sirenat paralajmëruese u dëgjuan në shumë rajone të Izraelit, përfshirë kryeqytetin Tel Aviv, Usdud (Ashdod), Askalan (Ashkelon) dhe Rishon LeTsyon.
Thuhet se disa raketa të lëshuara nga Gaza janë neutralizuar në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit “Iron Dome”.
Sipas lajmeve në shtypin izraelit, shpërthime u dëgjuan në qiellin e Tel Avivit. Disa fluturime u ndaluan në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit, terminali më i madh ajror i Izraelit. Një avion që po përgatitej për ulje iu kërkua të bënte një turne në ajër.
Organizata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) njoftoi se një raketë e lëshuar nga Gaza ka rënë në një shtëpi të zbrazët në qytetin e Sderot dhe askush nuk është plagosur nga incidenti. Thuhet se më shumë se 100 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Ushtria izraelite goditi sërish sot disa zona në Rripin e Gazës të rrethuar, ku qetësia mbizotëroi që prej orëve të natës. Ushtria izraelite njoftoi se “goditi pikat ku u hodhën raketa dhe mortaja në Gaza”.
Al Jazeera’s @YoumnaElSayed17 was reporting LIVE as a huge barrage of rockets was fired from Gaza, after Israel carried out air raids on the besieged Palestinian territory for a second straight day.
LIVE updates: https://t.co/CD7kXoDEoG pic.twitter.com/3sF7nPVc1g
— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 10, 2023