RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kafe apo ujë i ngrohtë me stomakun bosh, ja çfarë rekomandojnë mjekët

kafe-apo-uje-i-ngrohte-me-stomakun-bosh,-ja-cfare-rekomandojne-mjeket

Për shumë njerëz, është e paimagjinueshme ta nisin ditën pa një apo edhe dy filxhanë kafe.

Duket sikur lëngu magjik i zi ka një fuqi të mbinatyrshme për të kthyer me plot 360 gradë humorin, energjinë, përqendrimin etj.

Por a keni menduar ndonëherë sikur në ritualin e mëngjesit të përfshini një gotë me ujë të ngrohtë? Uji jo vetëm që është përbërësi kryesor i organzizmit të njeriut, por merr pjesë dhe në të gjitha proceset jetike të metabolizmit.

Më poshtë do të lexoni 3 arsyet përse duhet të pini ujë të ngrohtë me stomakun bosh.

1. Përmirëson lëvizjet e muskujve

Një studim i bërë nga ‘’Journal of Neurogastroenterology dhe Motility’’ ka treguar se deri 58% e pacientëve që vuajnë nga achalasia, një gjendje në të cilën muskujt e pjesës së poshtme të ezofagut dështojnë të relaksohen, kanë përjetuar përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre pasi pinë ujë të ngrohtë .

2. Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut

Pirja e ujit të ngrohtë përmirëson rrjedhjen e gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut të trupit. Është treguar shkencërisht se kur trupi ekspozohet në temperaturë të ngrohtë, rrjedha e qelizave të gjakut fillimisht rritet nga një sasi dramatike. Pastaj, ajo bie përsëri në normën normale të rrjedhjes së gjakut dhe fillon të rritet gradualisht sa më gjatë të jetë e ekspozuar ndaj ngrohtësisë, transmeton living.al.

3. Lehtëson dhimbjen e fytit

Në qoftë se kur zgjoheni në mëngjes keni dhimbje fyti dhe vështirësi gjatë gëlltitjes mos hezitoni në asnjë moment të pini ujë të ngrohtë, lehtëson dhimbjen dhe zbut muskujt e stomakut.

Related posts

Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet

Muhamet Ramadani

Ushqime me bazë bimore që do t’ju ndihmojnë të merrni më shumë proteina

Muhamet Ramadani

Pse gratë diagnostikohen më vonë se burrat

Muhamet Ramadani