RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, do dalin të mërkurën para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë proces deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Related posts

Parlamenti shkarkon presidentin në detyrë të Perusë disa javë para zgjedhjeve, Jose Jeri akuzohet për ndikim të paligjshëm!

admin

Presidentja e Komisionit Evropian thirrje qytetarëve evropianë: Dilni në votime nëse doni një BE të fortë

admin

Avokatët e ish-presidentit Trump: E pamundur vendosja e një garancie financiare prej 454 milionë dollarësh

admin