RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Vizita në Romë e rëndësishme për fitoren tonë – VIDEO

zelensky:-vizita-ne-rome-e-rendesishme-per-fitoren-tone-–-video

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Itali për një vizitë zyrtare.

Ai do të takohet me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, kryeministren, Giorgia Meloni dhe papa Françeskun.

”Një vizitë e rëndësishme për fitoren e Ukrainës”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Ministri i Jashtëm Tajani e priti presidentin ukrainas në aeroport.

”Italia mirëpret presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ne ripërtërijmë angazhimin tonë përkrah popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

“Ne padyshim që punojmë për paqen, ne mbështesim të gjitha iniciativat në favor të paqes, por le të jemi të qartë, paqja do të thotë drejtësi, pra pavarësi totale e Ukrainës”, tha ministri Tajani, menjëherë pas mbërritjes së Zelenskit. /atsh

Related posts

Izraeli dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje ajrore duke simuluar sulme ndaj Iranit

admin

Konakoviq me ministrin Fidan në Vjenë: Bosnja dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë

admin

Putin: Një “luftë e vërtetë” po bëhet kundër Rusisë

Muhamet Ramadani