RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë grevat në Gjermani

vazhdojne-grevat-ne-gjermani

Punëtorët hekurudhor në Gjermani kanë shpallur një grevë 50-orëshe pasi nuk arritën një marrëveshje për pagat me Deutsche Bahn.

Greva do të fillojë në orën 22:00 të së dielës, më 14 maj dhe do të ndalojë së funksionuari rrjetin hekurudhor të Gjermanisë.

Sindikata gjermane e transportit EVG përfaqëson rreth 230 mijë punonjës të hekurudhave dhe autobusëve nga 50 kompani, duke përfshirë Deutsche Bahn.

Transporti lokal, duke përfshirë U-Bahn dhe tramvajin, do të vazhdojnë të funksionojnë. Shefi i shtabit të Deutsche Bahn, Martin Seiler e quajti grevën të çmendur, të pabazuar dhe krejtësisht të tepruar.

EVG po kërkon paga më të larta për anëtarët e saj për të luftuar normën në rritje të inflacionit.

Deutsche Bahn nuk e plotësoi kërkesën e sindikatës për një rritje pagash prej 12 për qind. Negociatat mes EVG dhe Deutsche Bahn pritet të zhvillohen në fund të majit.

Në Gjermani, së fundmi ka pasur greva edhe në aeroportet e vendit. /koha

Related posts

Konjufca: Raportet Kosovë-SHBA nuk janë për t’u shqetësuar, kritikat e tyre janë me vend

admin

Këtë vit 25 milionë nigerianë do të përballen me krizën ushqimore

admin

Konferenca e Sigurisë në Mynih, mijëra mblidhen në protestë kundër regjimit të Iranit! Udhëheqësja e opozitës: Po ecim në rrugën e revolucionit demokratik!

admin