RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria zgjedh qeverisjen lokale

shqiperia-zgjedh-qeverisjen-lokale

Mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet e nënta vendore të historisë së Shqipërisë postkomuniste. Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita sot rikthehet gara për ‘fronet’ vendore, për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë, përfshirë 2 të pavarur.

Pas 1 muaji fushatë, e karakterizuar përgjithësisht nga një fushatë e qetë dhe pa tensione dhe e mbyllur me arrestimin e një kandidati, thirren sot për të dhë verdiktin e tyre 3.650.550 shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.144 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.

Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës. /shqiptarja

Related posts

Rafah-u tregon se rrethimi sionist i Gazës vazhdon…

Irfan Jahiu

Shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje masive dheu, raportohet për 24 viktima në Indi dhe dhjetëra të bllokuar, mes tyre personel mjekësor

admin

Po kërcënonte me thikë qytetarët, policia gjermane qëllon për vdekje një person

admin