RTV AHIRETI
Kuzhinë

Ëmbëlsirë me mollë

embelsire-me-molle

Kjo ëmbëlsirë është numër një në amvisëri, madje për dy arsye: të shijes fantastike dhe mënyrës së thjeshtë të përgatitjes

Përbërësit:

– 1 filxhan sheqer;
– 1 filxhan vaj;
– 2 filxhanë miell;
– 1 filxhan jogurt;
– pluhur për ëmbëlsira;
– 1 kg mollë;
– 2 lugë vaj;
– sheqer sipas nevojës;
– 3 lugë grizë.

Përgatitja:

Në një tepsi përzieni vezët, sheqerin, vajin dhe miellin me pluhurin e ëmbëlsirave dhe jogurtin.

Të gjitha përzieni mirë dhe bëni brumin. Për shtesë qëroni mollët, grini në rende dhe fërgoni në vaj.

Shtoni grizin dhe sheqerin sipas shijes. Qitni gjysmën e brumit në tepsi të lyer dhe piqni disa minuta derisa të bëhet kore.

Pastaj qitni shtesën, dhe sipër shtesës vendosni gjysmën tjetër të brumit.

Piqni 40 minuta në furrën e nxehur më parë në 200 gradë Celsius.

Kur të piqet ëmbëlsira, mund t’i qitni sipër sheqer pluhur.

Shijojeni – transmeton Telegrafi.

The post Ëmbëlsirë me mollë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Salmon i skuqur me gjalpë, shparguj dhe vezë të zier

rezart morina

Këtë gatesë me përbërësit më të mirë mund ta merrni në punë, ose fëmija juaj në shkollë

admin

Lakror misri me hithra

rezart morina