RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës janë goditur nga përmbytjet

pjese-te-kroacise-dhe-bosnjes-jane-goditur-nga-permbytjet

Pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës janë përmbytur pasi shiu i rrëmbyeshëm bëri që disa lumenj të dilnin nga shtrati. Reshjet e dendura në ditët e fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumenjtë në Kroaci duke vërshuar shtëpitë, rrugët dhe ndërtesat publike në disa qytete.

Në qytetin e Obrovcit, pranë qytetit bregdetar të Detit Adriatik, Zarë, mësimet në shkollat e qytetit janë anuluar pasi depërtoi uji. Disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike dhe zona qendrore e qytetit është përmbytur me ujë. Në Graçac, aty pranë, dhjetëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe shumë të tjerë u zhvendosën në katet e sipërme për ta shmangur ujin e tepërt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 300 ushtarë kroatë kanë ndërhyrë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për ta rritur mbrojtjen nga përmbytjet. Ekuipazhet e urgjencës thanë se po sillnin ushqim për njerëzit e goditur nga përmbytjet, të bllokuar në shtëpitë e tyre. /koha

Related posts

Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski apelon të protestohet me dinjitet dhe pa dhunë

admin

Macron: Armët e dërguara Ukrainës nuk e dobësojnë mbrojtjen franceze

admin

Sarrazin: Shpresojmë që Serbia nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të futë ushtrinë në Kosovë

rezart morina