RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania e Madhe gjatë verës do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas

britania-e-madhe-gjate-veres-do-te-filloje-trajnimin-e-piloteve-ukrainas

Britania e Madhe njoftoi se do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas gjatë verës, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë më mirë vendin e tyre, raporton Anadolu.

“Këtë verë ne do të fillojmë fazën bazike të fluturimit për grupet e pilotëve ukrainas për të mësuar trajnimin bazë. Kjo do të përshtatet me programin që përdorin pilotët e Britanisë së Madhe për t’u ofruar ukrainasve shkathtësi pilotimi që mund t’i përdorin në një lloj tjetër avioni”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

“Ky trajnim shkon paralelisht me përpjekjet e Britanisë së Madhe për të bashkëpunuar me vendet e tjera për sigurimin e avionëve F16 – avionëve luftarakë që ka zgjedhur Ukraina”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një vizitë të papritur në Londër për të zhvilluar “bisedime thelbësore” me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Vitin e kaluar, Britania e Madhe ka ofruar trajnime për 15.000 ushtarë ukrainas për të rritur gatishmërinë e tyre në fushën e betejës.

Në muajin e ardhshëm, Britania do të organizojë një Konferencë për Rimëkëmbjen e Ukrainës që synon mobilizimin e investimeve ndërkombëtare për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës për rindërtim.

Related posts

Zelensky dhe liderët perëndimorë takohen për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës

Muhamet Ramadani

Turqia dënon bastisjen izraelite dhe sekuestrimin e selisë së UNRWA-s në Kudsin Lindor

admin

Kryediplomati iranian: Irani gati për marrëveshje qetësuese për pasurimin, refuzon pasurimin zero

Irfan Jahiu