RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz kërkon regjistrimin e dëmeve të luftës në Ukrainë

scholz-kerkon-regjistrimin-e-demeve-te-luftes-ne-ukraine

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për regjistrimin e dëmeve të luftës në Ukrainë, përpara një samiti të Këshillit të Evropës në Rejkjavik.

“Është shumë e rëndësishme që ne të ndërtojmë një regjistër dëmesh që tani do të na mundësojë të regjistrojmë kolektivisht dëmet e shkaktuara nga lufta ruse në Ukrainë”, tha Scholz.

“Kjo do të krijonte një bazë për rindërtimin e Ukrainës”, tha ai.

“Regjistri është një parakusht për të punuar me të dhëna të përbashkëta”, tha Scholz, duke vënë në dukje se mund të sigurohet një bazë për bisedime në nivel ndërkombëtar.

“Në këtë aspekt, kjo është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Ukrainës”, tha Scholz, në një deklaratë që vjen rreth 15 muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë. /atsh

Related posts

Ben Gvir kërcënon heqjen e varrit të Izz al-Din al-Qassamit në Haifa

Muhamet Ramadani

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare

admin

Regjisori i famshëm hollivudian dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, arrestohet djali 32-vjeçar nën dyshimin për vrasje

admin