RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan: Besoj në mbështetjen e fortë të të rinjve më 28 maj

presidenti-erdogan:-besoj-ne-mbeshtetjen-e-forte-te-te-rinjve-me-28-maj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Më 28 maj, besoj në mbështetjen tuaj të fortë, vëllezërve të mi të rinj”, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e tij në median sociale, Erdoğan bëri një postim drejtuar të rinjve, ku duke falënderuar çdo të ri ai theksoi se të rinjtë më 14 maj mbrojtën vullnetin e tyre, reflektuan lirisht preferencën e tyre në kutitë e votimit dhe mbështetën demokracinë.

Erdoğan tha se “Me këtë qëndrim që është shembull për të rinjtë në të gjithë botën, treguat edhe një herë se sa të drejtë ka populli ynë në besimin tek ju. Unë krenohem me ju”.

“Ju jeni shpresa jonë, drita dhe garancia e të ardhmes tonë të ndritur. Shpresoj se jeni ju ata të cilët do ta dërgoni mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore këtë popull, historia e të cilit është plot me fitore të lavdishme. Ju lutem të mos lejoni askënd të hyjë në mesin e ëndrrave tuaja, t’ju frikësojë, t’ju trembë ose të injektojë tek ju helmin e tij. Mos lejoni kurrë personalitete me ego të lartë, me një të shkuar plotë dështime dhe disfata elektorale t’ju tërheqë në errësirën e tyre të thellë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Problemet do t’i zgjidhim së bashku, vështirësitë do t’i kapërcejmë së bashku. Së bashku do të ndajmë dhimbjet tona dhe do të gëzohemi së bashku për sukseset tona. Shpresoj që me ju së bashku do të përjetojmë sërish ditë shumë më të bukura. Më 28 maj, besoj në mbështetjen tuaj të fortë, vëllezërve të mi të rinj”.

Related posts

Turqi: Institucionet po koordinohen dhe dëmet po vlerësohen pas tërmeteve të reja në Hatay

Muhamet Ramadani

Izraeli kërkon nga BE-ja të mos ndërhyjë në punën e brendshme të vendit

admin

“Do të hakmerremi”- Hezbollahu fajëson Izraelin pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit ku mbetën të vranë 9 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë

admin