RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qyteti i New York-ut planifikon të përdorë palestrat e shkollave si strehimore të përkohshme për emigrantët

qyteti-i-new-york-ut-planifikon-te-perdore-palestrat-e-shkollave-si-strehimore-te-perkohshme-per-emigrantet

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams ka bërë të ditur se palestrat e shkollave do të ripërcaktohen si strehimore të përkohshme për emigrantët pa dokumente, transmeton Anadolu.

Adams për televizionin NY1 tha se rreth 20 palestra janë duke u konsideruar si strehimore për emigrantët pa dokumente, por një vendim përfundimtar për përzgjedhjet ende nuk është marrë.

“Ky është një nga vendet e fundit që duam të shikojmë. Asnjëri prej nesh nuk është i kënaqur me marrjen e këtyre hapave drastike”, tha Adams.

Siç tha Adams, 15 autobusë me emigrantë pritet të mbërrijnë në qytet këtë fundjavë dhe mbi 65 mijë azilkërkues emigrantë tashmë kanë mbërritur.

Ai gjithashtu kërkon veprime urgjente në kufi për të parandaluar që barra të bie mbi qytetin.

“Ne kemi nevojë për një veprim urgjent poshtë në kufi ku ne bëjmë një strategji dekompresimi (vendosja e emigrantëve në zona të tjera), kështu që kjo të mos bie në qytetin e New York-ut”, tha Adams.

Related posts

Në përfundim të aktiviteteve antiterroriste në Karabak, Aliyev garanton lehtësim për banorët me origjinë armene – VIDEO

rezart morina

Kurti për median kroate: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi kur vendosën masa ndëshkuese ndaj meje, derisa falën Vuçiqin

admin

Irlandë e Veriut, rritet në “serioz” niveli i kërcënimit terrorist

rezart morina