RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat zvicerane: Erdoğan, favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve në Türkiye

mediat-zvicerane:-erdogan,-favorit-ne-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve-ne-turkiye

Shtypi zviceran shkroi se favorit i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Turqi më 28 maj është kandidati i Aleancës Popullore, presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Zgjedhjet e përgjithshme presidenciale dhe parlamentare të mandatit të 28-të në Turqi të mbajtura më 14 maj dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili do të mbahet më 28 maj, vazhdojnë të kenë një mbulim të gjerë në shtypin zviceran.

Në gazetat franceze dhe gjermane në vend ka lajme se presidenti Erdoğan, i cili përfundoi i pari në raundin e parë, është favorit në raundin e dytë.

Në lajmet në faqen e televizionit zyrtar shtetëror të Zvicrës SRF është përdorur titulli “Erdoğan favoriti i zgjedhjeve në raundin e dytë” ndërsa në një tjetër lajm është komentuar se gjendja ka qenë “dëshpëruese” për opozitën.

Në lajme thuhet se presidenti Erdoğan rezultoi i suksesshëm pavarësisht krizave në rajon, tërmeteve të fuqishme të fundit dhe vështirësive ekonomike dhe se votuesit vazhdojnë t’i besojnë Erdoğan-it.

Gazeta “Blick” ka përdorur titullin “Erdoğan është shumë më afër fitores sesa pritej” dhe në lajm thuhet: “Turqit votuan të dielën. Ndryshe nga sondazhet, Erdoğan kryeson dhe ndoshta do të fitojë raundin e dytë pas dy javësh”, thuhet më tej.

Në një tjetër lajm të gazetës, ku përfshiheshin edhe opinionet e ekspertëve për Turqinë, vihej re se në opozitë kishte një zhgënjim të madh.

“Erdoğan kapi avantazhin psikologjik”

Në lajmin në gjuhën franceze të “Le Temp” me titull “Erdoğan sërish favorit para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi”, gjithashtu thuhet se Erdoğan ka kapur avantazhin psikologjik.

Në lajm u tha se presidenti Erdoğan ka një qëndrim të fortë për raundin e dytë që do të zhvillohet më 28 maj, por do të jetë një garë konkurruese.

Gazeta gjermane “Tages-Anzeiger” shkroi se “opozita nuk mund të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe se edhe nëse kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare dhe kryetari i CHP, Kemal Kılıçdaroğlu do të arrinte të fitonte zgjedhjet, hapësira e tij për manovrim do të ishte e kufizuar”.

Në lajme e shtypit zviceran thuhej se “Nuk kishte asnjë fitues në raundin e parë të garës presidenciale në Turqi. Megjithatë, duke qenë se presidenti aktual Erdoğan është qartë përpara, ai është favorit i raundit të dytë më 28 maj”.

Në shtypin zviceran kishte lajme se zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike.

Related posts

Izraeli mbyll transmetimin e drejtpërdrejtë të Associated Press nga Gaza

admin

Dakordimi për aneksin në Ohër, Osmani thotë se Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

admin

Bashkimi Afrikan dënon tentativën për grusht shteti në RD të Kongos

RTI