RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

fsk-shenon-rritje-te-besueshmerise-se-qytetareve

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit, siç tregon edhe një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Sipas këtij sondazhi, 73% e kosovarëve besojnë shumë në institucionin e sigurisë, ndërsa 15% të tjerë kanë shfaqur disi mosbesim për të.

Statistikat tregojnë se vetëm 11% e qytetarëve në Kosovë janë shprehur se nuk i besojnë këtij institucionit, derisa 1% e tyre kanë refuzuar të anketohen.

Sondazhi ka bërë edhe një krahasim me matjen e vitit 2021, kur përqindja e qytetarëve që i besonin ushtrisë ishte 66%.

Dy vjet më vonë është rritur besueshmëria për 7%.

Nga matje të ndryshme e të përvjetshme, Forca e Sigurisë së Kosovës prinë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve.

Related posts

Trump thotë se Irani do të pranojë inspektime të mëdha të armëve për të siguruar “sinqeritet bërthamor”

admin

SHBA: Presidenti Biden dërgon 1500 trupa në kufi

Muhamet Ramadani

Dyshohet se kishte organizuar sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, Vjena kërkon informacione nga Shkupi për 19-vjeçarin! Policia austriake: I riu ka pohuar se…

admin