RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti bisedon me Cholletin, kërkohet zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit

kurti-bisedon-me-cholletin,-kerkohet-zbatimi-i-plote-dhe-i-pakushtezuar-i-marreveshjes-se-brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon të mërkurën mbrëma me këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, diskutimi për dialogun ka pasur theks të veçantë te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit të arritur më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur”, thuhet në njoftim.

Kurti i ka thënë Cholletit se institucionet e Kosovës mbesin të “përkushtuara për të garantuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara që të garantojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve”, vijon njoftimi.

Cholleti e ka falënderuar Kurtin për pritjen që ia ka bërë administratores së USAID-it, Samantha Power.

“Bisedën e filluan me vizitën e suksesshme në Kosovë të Administratores së USAID, Samantha Power, e cila bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli shpallën ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW. Në lidhje me këtë, këshilltari Chollet tha se ajo ishte ndarë me përshtypjet më të mira dhe e falënderoi kryeministrin për pritjen. Kryeministri u shpreh i nderuar dhe mirënjohës për vizitën e administratores Power dhe për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Related posts

Bangladesh: Mijëra mbeten të pastrehë nga zjarri në një lagje barakash në Dhaka

admin

Gjykata Kushtetuese mban seancë për çështjen ndaj zv.kryeministres Balluku

RTI

Ushtria libaneze njofton një ushtar të vrarë në një sulm ajror izraelit në Libanin lindor

Muhamet Ramadani