RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier kërkon të shmangen tensionet në veri: Të mos përdoret forca për të hyrë në ndërtesat e komunave

hovenier-kerkon-te-shmangen-tensionet-ne-veri:-te-mos-perdoret-forca-per-te-hyre-ne-ndertesat-e-komunave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në takim në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Ky takim dhe kjo vizitë po mbahet një ditë para betimit të kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore.

Pas takimit me Kurtin, Hovenier u shpreh se SHBA-ja nuk mendon që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave në very.

“Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”, ka thënë ai.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten se kryetarët e komunave veriore nuk do të pranohen kurrë.

Related posts

Osmani takon ministrin e Jashtëm të Sudanit jugor, flasin për bashkëpunim

Muhamet Ramadani

Irani: Rifillimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ndihmojë arritjen e armëpushimit në Jemen

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite parandalon kontrabandimin e 3 milionë pilulave Captagon

admin