RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy në Samitin e Ligës Arabe: Do të vazhdojmë të luftojmë për t’i rimarrë tokat tona

zelenskyy-ne-samitin-e-liges-arabe:-do-te-vazhdojme-te-luftojme-per-t’i-rimarre-tokat-tona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar se ukrainasit nuk kanë zgjedhur të luftojnë dhe nuk kanë sulmuar një vend tjetër, tha se, “Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të përkulemi para asnjë pushtuesi të huaj. Do të vazhdojmë të luftojmë për t’i rimarrë tokat tona”, raporton Anadolu.

Zelenskyy këto vlerësime i bëri në Samitin e 32-të të Liderëve të Ligës Arabe, i cili filloi në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.

Përveç presidentit ukrainas, në samit mori pjesë për herë të parë pas 12 viteve edhe presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy bëri thirrje për mbrojtjen e Ukrainës, popullit të saj dhe muslimanëve që jetojnë në Ukrainë.

“Ukrainasit nuk zgjodhën luftimin. Ne nuk sulmuam një shtet tjetër. Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të përkulemi para asnjë pushtuesi të huaj. Do të vazhdojmë të luftojmë për t’i rimarrë tokat tona”, tha ai.

Ai gjithashtu falënderoi edhe Arabinë Saudite për rolin e saj të ndërmjetësuesit në shkëmbimin e të burgosurve, duke shprehur shpresën që turistët arabë do ta vizitojnë sërish vendin e tij, të pastruar nga pushtimi rus.

Në Samitin e 32-të të Liderëve të Ligës Arabe, përveç çështjes palestineze pritet të trajtohen edhe çështjet rajonale si Siria, Libani, Sudani dhe Jemeni.

Related posts

Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të ndalin dritat

admin

Konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të çokollatave “Frey”

Muhamet Ramadani

Australianët protestojnë kundër sulmeve izraelite

admin