RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nesër zgjedhjet kombëtare në Greqi, çfarë duhet të dini?

neser-zgjedhjet-kombetare-ne-greqi,-cfare-duhet-te-dini?

Mbi 9,1 milionë grekë do të votojnë për parlamentin e ri këtë të diel, duke përcaktuar edhe partinë ose partitë që do të bëjnë qeverinë e ardhshme. Ju sjellim premtimet kryesore të pushtetit dhe opozitës në prag të zgjedhjeve.

Greqia do të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel, më 21 maj, në mes të krizës ekonomike dhe rritjes së kostos së jetesës që po dëmton ekonomikisht familjet.

Partia konservatore Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Micotakis kërkon të mbajë pushtetin, përballë sfidimit nga partia e krahut të majtë SYRIZA, e udhëhequr nga Aleksis Cipras.

Kërkohet shumicë prej 151 deputetësh

Rreth 9,81 milionë grekë mbi 17 vjeç kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 21 majit. Në zgjedhje garojnë 36 parti më të mëdha politike, për 300 vendet në parlamentin grek.

Për të formuar qeverinë, një parti ose koalicion duhet të sigurojë shumicën e deputetëve, respektivisht të paktën 151 mandate.

Pragu zgjedhor për hyrje në parlament është 3% për partitë politike.

Nëse asnjë parti nuk fiton shumicën për formimin e qeverisë, nisin negociatat për formimin e koalicioneve. Në rast të dështimit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje në korrik.

Premtimet kryesore nga partia në pushtet

Partia konservatore e kryeministrit Kyriakos Micotakis thotë se do të ruajë një rritje të fortë ekonomike dhe do të rrisë pagat, për t’i afruar ato me mesataren e Bashkimit Evropian.

Ato premtojnë rritjen e pagës mesatare me më shumë se 25% në 2023-2027, në 1.500 euro nga 1.170 euro, me pagën minimale mujore nga 780 euro në 950 euro. Pagat e sektorit publik gjithashtu do të rriten me një përqindje të papërcaktuar nga viti 2024. Pensionet do të rriten me 3,4% nga janari 2024.

Demokracia e Re premton uljen e papunësisë nën 8% deri në vitin 2027 nga 12,7% vitin e kaluar.

Burimet e rinovueshme do të përbëjnë rreth 80% të prodhimit të energjisë deri në vitin 2030 nga rreth 40% sa është tani, premton partia e Micotakis.

Premtimet kryesore nga opozita

I majti Aleksis Cipras, kryeministër në periudhën 2015-2019, gjatë kulmit të krizës greke të borxhit, thotë se partia e tij Syriza do të rrisë pagat dhe pensionet dhe do të mbrojë punëtorët.

SYRIZA premton rritjen e pagës minimale mujore në 880 euro nga 1 korriku 2023 dhe rivendosjen e marrëveshjeve kolektive. Ai thotë se paga minimale do të rritet çdo vit, ashtu siç rritet inflacioni.

Të majtët gjithashtu premtojnë reduktimin e orëve të punës në 35 nga 40 në javë. Premtohet rritje e menjëhershme e pagave në sektorin publik me 10%, si dhe rritjen e të gjitha pensioneve me 7,5%. /trt

Related posts

Kurti: S’ka kurrfarë keqpërdorimi, të korruptuarit i gjeni tek elita e vjetër politike, gjykatës e mediat

rezart morina

Sherri në Parlamentin grek, deputeti mohon të ketë goditur me grusht kolegun: Nuk e kam qëlluar! Më shau nënën, gjënë më të shtrenjtë

admin

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

admin