RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Betohet Milatoviq: Do të jem president i të gjithëve

betohet-milatoviq:-do-te-jem-president-i-te-gjitheve

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, menjëherë pas betimit si kreu i ri i shtetit, tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, kombëtare apo fetare.

Ai tha se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngrenë optimizëm se në të ardhmen çështjet e hapura që janë me rëndësi jetike për të ardhmen e e Malit të Zi do t’i zgjidhin me shumë më shumë unitet.

“Puna që na pret nuk do të jetë afatshkurtër dhe e lehtë. Eliminimi i ndarjeve të brendshme, ndërtimi i institucioneve të forta, shpërndarja e paanshme e drejtësisë do të kërkojnë një angazhim të plotë”, tha Milatoviq, shkruan Vijesti.

Milatoviq tha se do t’i përfaqësojë të gjithë “në përpjekjet për të gjetur harmoninë aty ku ishim ndarë”.

Related posts

Incidenti me Osmanin, reagon ministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: BDI po manipulon! Shteti s’ka kompetenca mbi sigurinë e aeroportit

admin

Arrihet marrëveshja e përkohshme, BE-ja mundëson qasje pa tarifa të importeve ukrainase

admin

Erdoğan zhvillon bisedë me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

admin