RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vjosa Osmani në ceremoninë e inaugurimit të Milatoviqit

vjosa-osmani-ne-ceremonine-e-inaugurimit-te-milatoviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq.

Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka bërë betimin sot në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë dhe ka marrë detyrën e kreut të shtetit malazez.

Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Related posts

Vijojnë sulmet nga Izraeli në Liban, raportohet për 274 të vdekur dhe mbi 1000 njerëz të plagosur

admin

Policia spanjolle godet organizatën e Shtetit Islamik! Po planifikonin sulm ndaj Real Madridit, Euro 2024 dhe Lojërave Olimpike në Paris

admin

Pranimi i aplikimit të Kosovës në KiE, përmendet Marrëveshja e Ohrit

rezart morina