RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat e mungesës së vitaminës A

shenjat-e-mungeses-se-vitamines-a

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe funksionet e trupit, vitamina A luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitamina A ndihmon me shikimin, sistemin imunitar, riprodhimin, metabolizmin, si edhe funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave dhe trurit.

Por roli i saj nuk ndalet këtu! Kjo vitaminë ka edhe veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

Ju mund ta merrni atë nga ushqime si spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe jeshile, qumështi, djathi, e verdha e vezës, mëlçia e viçit, brokoli, kungulli, karrota, pjepëri, mango dhe kajstë.

Ekspertët këshillojnë që të bëhet kujdes me marrjen e kësaj vitamine me anë të suplementeve. Kjo pasi doza të larta të saj mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm si të vjella dhe marramendje.

Gjithashtu marrja e saj për një periudhë afatgjatë, mund të sjellë simptoma si acarim të lëkurës, dhimbje në nyje dhe kocka, dëmtim të mëlçisë e shumë të tjera.

Edhe pse mungesa e vitaminës A është mjaft e rrallë, AgroWeb.org ju fton të njiheni me disa nga simptomat që mund të jenë shenjë e mungesës së saj në organizëm.

Sy të thatë

Sytë janë të mbuluar me një shtresë lëngu, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe lubrifikimin e tyre, duke mbajtur gjithashtu sipërfaqen e syve të pastër. Dhe sytë e thatë mund të jenë një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A.

Problemet me shërimin e plagëve

Vitamina A është një komponent i rëndësishëm për shërimin e plagëve.

Një arsye është se vitamina A luan një rol në zbutjen e përgjigjes inflamatore të trupit dhe mund të ndihmojë në kontrollin e inflamacionit të tepërt.

Pa sasinë e mjaftueshme në organizëm, trupi nuk do të shërohet siç duhet.

Rritje e infeksioneve

Vitamina A mendohet të ketë një efekt mbrojtës kundër inflamacionit që vjen së bashku me patogjenët invazivë si ftohjet dhe infeksionet.

Prandaj ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të shoqërohet me infeksione të fytit, traktit të frymëmarrjes dhe gjoksit.

Lëkurë e thatë

Mungesa e vitaminës A nuk mund të jetë shkaktari i vetëm i lëkurës së thatë, por ajo mund të luajë një rol në këtë shqetësm.

Kur shikoni përbërësit në produktet e kujdesit të lëkurës, retinoli është një përbërës mjaft i zakonshëm.

Rezulton se retinoli në të vërtetë rrjedh nga vitamina A dhe i jep lëkurës shumë përfitime, si zvogëlimi i rrudhave dhe zbutjen e lëkurës.

Sipas kësaj lidhjeje, ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të luajë një rol në problemet e lëkurës.

Problemet me fertilitetin

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në proceset riprodhuese dhe disa kërkime tregojnë se mungesa e saj mund të shoqërohet me infertilitet.

Megjithëatë nevojiten ende kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

Por në fund të fundit më e rëndësishmja është të mbani mend se shenjat dhe simptomat e përmendura më lart mund të lindin për shumë arsye të ndryshme.

Dhe nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me mungesën e vitaminës A ose të ndonjë lënde tjetër ushqyese, drejtohuni tek mjeku juaj për të marrë ndihmë të specializuar.

Related posts

Sa gota ujë duhet t’i pini në ditë për të humbur peshë?

Muhamet Ramadani

3 zakonet e përditshme që rrisin rrezikun e depresionit

Muhamet Ramadani

Pasojat e jetës së shthurur/ Mjekët: Janë shtuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Muhamet Ramadani