RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë mbyllet përkohësisht

rruga-“agim-ramadani”-ne-prishtine-mbyllet-perkohesisht

Republika e Kosovës, konkretisht FSK-ja, do të jetë pjesë e ushtrimit ‘Defende Europe2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete.

Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës do të mbahet sot në sheshin e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.

“Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh”, thuhet në njoftimin e PK-së

“Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”.

Related posts

Kurti flet për dorëheqjen e Mehajt, emëron ministrin e ri të Mbrojtjes

admin

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

admin

Mijëra hebrenj ultra-ortodoksë protestuan para burgut ushtarak me kërkesën për lirimin e një anëtari të tyre

Irfan Jahiu